Bazuar në Rregulloren “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës, si dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Komisioneve të Përhershme në Universitetin e Tiranës”, neni 55, përcakton që komisioni ad-hoc përbëhet nga 3 (tre) anëtarë të personelit akademik me kohë të plotë, për të realizuar proçesin e votimit, për Komisionin për dhënien e gradës shkencore “Doktor”, në Fakultetin e Ekonomisë UT.
Afati për aplikim është deri në datën 07.03.2025, kërkesa me shkrim për të aplikuar, dorëzohet pranë zyrës së Burimeve Njerëzore të Fakultetit të Ekonomisë.