Në kuadër të “Javës globale të parasë”, që zhvillohet gjatë datave 17-23 mars 2025, organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, u zhvillua një aktivitet në formën e një leksioni të hapur me studentët e financës, pranë Fakultetit të Ekonomisë, UT.

Ky leksion u organizua me tematikë mbi zhvillimet në financat digjitale dhe në mënyrën se si konsumatorët ndërveprojnë me shërbimet financiare në internet. Në këtë kontekst, është thelbësore që të rinjtë të zhvillojnë aftësi të shëndosha të menaxhimit të parave si dhe një vlerësim kritik të burimeve të informacionit. Prezantimi u bë nga znj. Elona Labinoti, përfaqësuese e Fibank, njëkohësisht dhe Anëtare e Komitetit të pagesave, kartave, digjitalizimit dhe kanaleve alterantive në AAB.

Gjithashtu studentët i përshëndeti dhe Z. Spiro Brumbulli, Sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, njëkohësisht dhe ish Profesor i Financës në FEUT.

Fotot nga aktiviteti

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.