Më 21 Mars 2025, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë u zhvillua sesioni i parë i trajnimit të programit “Debating Economics”, një iniciativë e organizuar nga Junior Achievement of Albania në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës të Fakultetit të Ekonomisë. Ky aktivitet synon të fuqizojë njohuritë dhe aftësitë e studentëve në fushën e debatit dhe të argumentimit.

 

Në këtë trajnim, studentët patën mundësi që të zhvillojnë kompetenca të rëndësishme në debat dhe të thellojnë njohuritë mbi çështje ekonomike përmes argumentimit të strukturuar, duke përfshirë elementët thelbësorë të komunikimit, shkrimit akademik dhe ndërtimit të argumenteve bindëse. Këto aftësi janë të domosdoshme për t’u afirmuar si debatues të përgatitur dhe për të paraqitur idetë në mënyrë të qartë e të menduar.

 

Studentët e përfshirë në program do të kenë mundësinë të marrin pjesë në Debatin Kombëtar të Universiteteve, një konkurs mes universiteteve shqiptare, ku ata do të demonstrojnë përpara publikut aftësitë e tyre në argumentim dhe komunikim, duke përfaqësuar me dinjitet Fakultetin e Ekonomisë.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.