Në kuadër të “Javës Globale të Parasë”, studentët e vitit të tretë Bachelor në Financë të FEUT, që ndjekin lëndën me zgjedhje Shërbime Financiare, bashkë me pedagogen e lëndës Prof. Asoc. Dr. Dorina Koçi morën pjesë në eventin me temë: “Fintech x Telco: A është e ardhmja e pagesave elektronike në Shqipëri?”, të organizuar nga kompanitë EasyPay dhe One Albania. Eventi u organizua në formën e një leksioni informues dhe praktik me fokus kryesor ndikimin i Bankingut të Hapur në ekonominë shqiptare,  inovacionet teknologjike, sfidat dhe mundësitë për të krijuar një ekosistem më efikas të pagesave dixhitale në Shqipëri. Zj. Jonida Këllezi (Drejtore e Marketingut, EasyPay) dhe Zj. Eralda Qereshniku (IoT & Partnering Team Leader, One Albania) ndanë njohuritë dhe vizionin e kompanive respektive mbi të ardhmen e pagesave elektronike dhe fuqinë e Bankingut të Hapur. Në përfundim të prezantimit, studentët u përfshinë në mënyrë interaktive në një bashkëbisedim të hapur përmes pyetjeve dhe diskutimeve të ndryshme për tematikën e trajtuar me përfaqësueset e dy kompanive organizatore të këtij eventi.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.