Foto_PER_KOMISIONET_E_PERHERSHME_2025.jpeg

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, priti në një takim anëtarët  nga personeli akademik i Fakultetit të Ekonomisë, të zgjedhur nga Senati Akademik, në komisionet e përhershme.

Dekani, vlerësoi maksimalisht angazhimin e tyre dhe i uroi suksese në përgjegjësinë që kanë tashmë si anëtar të komisioneve.

Anëtarët nga personeli akademik i Fakultetit të Ekonomisë të zgjedhur në këto komisione janë si më poshtë:

Komisioni I Përhershëm i Promovimit të Personelit Akademik“

Prof. Dr. Hysen Çela

Komisioni i Përhershëm për Kurrikulën“

Prof. Dr. Rezarta Shkurti

Komisioni i Përhershëm për Sigurimin e Standardeve të Cilësisë“

Prof. Asoc. Dr. Brunilda Duraj

Komisioni Këshilli i Etikës“

Prof. Asoc. Dr. Sllavka Kurti,

Komisioni i Apelimit të Zgjedhjeve

Prof. Asoc. Dr. Olta Milova

Komisioni Institucional Zgjedhor

Msc. Kristian Kina 

Komisioni i Përhershëm për Mbarëvajtjen e Veprimtarisë dhe Marrëdhënieve me Studentët“.

Msc. Darti Malaj

Klikoni për më tepër:

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.