Studentët e Fakultetit të Ekonomisë mirëpritën dhe zhvilluan në ambientet e fakultetit një ditë aktivitetesh ndërvepruese me një grup rreth 40 studentë dhe dy profesorë nga Aarhus University, Danimarkë. Aktiviteti ishte i fokusuar në shkëmbimin e kulturave dhe traditave si edhe në kuadër të zhvillimit të procesit mësimor midis dy vendeve.
Studentët diskutuan për aspekte të ndryshme të jetës, kulturës dhe traditave daneze, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëpunuese. Ky aktivitet ofroi një mundësi për të zgjeruar horizontet dhe për të krijuar lidhje ndërkombëtare mes Fakultetit të Ekonomisë, UT dhe Aarhus University.