Departamenti i Financës, FEUT njofton një mundësi unike për studentët e Vitit të Tretë të programit Bachelor në Financë, për të marrë pjesë në një konkurs të veçantë kërkimor-shkencor në datën 28 prill 2025: Financat shqiptare nën optikën studentore – Një qasje proaktive, duke nxjerrë në pah kreativitetin, aftësinë analitike dhe potencialin inovativ të studentëve.