Shkolla verore do të trajtojë temën: “Climate Justice and Migration Agenda in EU and the Balkans”
🔍 Çfarë do të ofrojë shkolla verore?
- Leksione dhe diskutime me lektorë nga grupi i punës ndërdisiplinorë i projektit;
 - Njohuri mbi drejtësinë për klimën, të drejtat e njeriut dhe politikat e migracionit në BE dhe Ballkan;
 - Trajnim në Geographic Information Systems (GIS) për vlerësimin e risqeve klimatike për qëllime kërkimore;
 - Certifikatë pjesëmarrjeje.
 
✅ Kriteret për aplikim:
Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë formularin online dhe të dorëzojnë:
- Letër motivimi (500–1000 fjalë) të plotësuar tek formularii regjistrimit;
 - Vërtetim studenti që tregon programin e studimeve (i cili mund të dorëzohet dorazi në ditën e parë të shkollës verore);
 - Konfirmim i njohurive së gjuhës angleze tek formulari i regjistrimit;
 
📝 Aplikimi bëhet përmes këtij formulari: https://forms.office.com/e/MhnaeGRmrY
📆 Afati i fundit për aplikim: 20 Prill 2025
📩 Për çdo pyetje apo informacion shtesë, mund të ndiqni ditën e informimit në sallën A201 në orën 12:00 në datën 18 Prill 2025.
Mos humbisni mundësinë për të qenë pjesë e një përvojë akademike ndërdisiplinore!