Në kuadër të projektit 1FUTURE "Joined for Sustainability: Building Climate Resilient Communities in the WB and EU" (ERASMUS-EDU-2022-CBHE 101082815) organizohet  simpoziumi në fushën e Ndryshimeve Klimatike dhe Qëndrueshmërisë.

Ky aktivitet synon të forcojë bashkëpunimin shkencor ndërmjet akademisë, biznesit dhe shoqërisë civile, si dhe të ndërlidhë komunitetet shkencore të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Universitetet partnere nga BE-ja do të sjellin një kontribut të vlefshëm në këtë simpozium, duke ndarë përvojën e tyre në fushën e kërkimit mbi qëndrueshmërinë dhe ndryshimet klimatike.

Simpoziumi do të zhvillohet më 16-17 Tetor 2025, në Fakultetin e Inxhinierisë, Universiteti i Malit të Zi, Podgoricë.

Klikoni për më tepër:

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.