Më datë 28 Prill 2025, Departamenti i Financës, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, organizoi konkursin kërkimor-shkencor, me temë "Financat shqiptare nën optikën studentore".  Ky konkurs përfaqëson një iniciativë konkrete të Departamentit të Financës për të inkujaruar mendimin kritik, për të thelluar njohuritë në fushën e financës dhe për të përgatitur studentët për tregun e punës. Konkursi nxorri në pah kreativitetin, aftësinë analitike dhe potencialin inovativ të studentëve.

Ky aktiviteti u përshëndet nga Z. Bernard Dosti, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, i cili në fjalën e tij përshëndetëse inkurajoi studentët të jenë pjesë e aktiviteteve kërkimore-shkencore që zhvillohen vazhdimisht në Fakultetin e Ekonomisë, Znj.Dorina Kripa, Përgjegjëse e Departamentit të Financës, dhe Znj. Valbona Guri, përfaqësuese e Credins Bank.

Nga 11 grupe pjesëmarrëse u përzgjodhën 3 grupe fituese, të cilat u vlerësuan me çmime simbolike, si dhe mundësi praktike dhe punësimi pranë Bankës Credins. 

Foto nga Aktiviteti:

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.