Në kuadër të Programit  të “Horizon Europe – Cluster 4” - Programi i Punës 2025, do të zhvillohen aktivitetet e ndërmjetësimit si më poshtë:

  • Aktivitet online: Horizon Europe – Industry 2025 Brokerage Event, data 14 Maj 2025 – online.

Ky aktivitet fokusohet në temat e thirrjeve INDUSTRY dhe INDUSTRY‑TWO‑STAGE (Programi i Punës Cluster 4, 2025), me afat dorëzimi  23 Shtator 2025.

  • Aktivitet me pjesëmarrje fizike: Horizon Europe – EUIndTech 2025 (Brokerage Event), data 3 Qershor 2025 – vetëm fizikisht, Krakov, Poloni.

Ky aktivitet Fokusohet në temat e industrisë në Programin e Punës Horizon Europe 2025: të gjitha thirrjet INDUSTRY dhe INDUSTRY‑TWO‑STAGE, si edhe tema të zgjedhura nga thirrjet Cluster 4 DIGITAL‑CNECT, Cluster 5 – D3, Cluster 6 CIRCBIO dhe New European Bauhaus (NEB).

  • Platformë online ndërmjetësimi

Kjo platformë është e hapur për thirrjet DIGITAL‑CNECT dhe DIGITAL‑HADEA deri në afatin e thirrjes. Linku i regjistrimit: https://www.b2match.com/e/cl4-digital-2025. Aktiviteti virtual do të zhvillohet më 15–16 Maj 2025.

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.