Kuvendi i Shqipërisë organizon Konferencën vjetore ‘Dita e Kërkimit Parlamentar 2025’, me synim promovimin e përdorimit të kërkimit shkencor për të informuar proceset e debatit dhe vendimmarrjes parlamentare. 

Tema qendrore e këtij edicioni është “Roli i Parlamentit në procesin e anëtarësimit në BE”, me fokus në sfidat dhe mundësitë që sjell ky proces për parlamentin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Në linkun vijues: Kuvendi i Shqipërisë (parlament.al) si dhe bashkëngjitur gjeni thirrjen me detaje të mëtejshme mbi kriteret e pranimit, udhëzimet për aplikim dhe afatet përkatëse. 

Afati për dorëzimin e abstrakteve është data 10 qershor 2025

Klikoni për më tepër

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.