Më datë 16.06.2025 u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave, për studentët e ciklit të parë të studimit dega Financë (Bachelor) , që zhvilluan me sukses programet financiare Bilanc Web dhe Alpha Web, si pjesë e programit të lëndës Sistemet e Kompjuterizimit në Kontabilitet, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në këtë evend morën pjesë Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, Përgjegjësja e Departamentit të Kontabilitetit, pedagogët e lëndës, si dhe përfaqësuesit e kompanive Bilanc Shpk dhe IMB. 

Në këtë evend u diskutuan vazhdimësia e  bashkëpunimit ndërinstitucionale, për edukimin e studentëve  dhe mundësinë e zhvillimit të sistemeve financiare, për tiu përgjigjur kërkesa të tregut dhe zhvillimeve të teknologjive të informacionit. Pjesëmarrja e lartë e studentëve në studimin e sistemeve të kopjuterizimit kontabël, është një dëshmi e angazhimit të tyre në zhvillimin dhe përvetësimin e njohurive praktike

Në fjalimet e tyre, Dekani i FEUT-së, dhe përfaqësuesit e kompanive theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi mes fakultetit dhe sektorit privat, duke nënvizuar nevojën për zhvillimin e vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive që përgatisin studentët për sfidat dhe kërkesat e tregut modern të punës. Ata theksuan gjithashtu që njohja e sistemeve financiare, siç janë programet Bilanc Web dhe Alpha Web, është thelbësore për të siguruar që studentët të jenë konkurrues dhe të përgatitur për karrierën e tyre profesionale.

Ceremonia përfundoi me shpërndarjen e certifikatave dhe me një angazhim të përbashkët për të forcuar edhe më tej bashkëveprimin midis arsimit të lartë dhe sektorit privat, duke punuar për një edukim që i përgjigjet në mënyrë efektive nevojave të biznesit dhe ekonomisë së vendit në epokën e transformimeve teknologjike.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.