Studentët e Fakultetit të Ekonomisë, si për çdo vit u bënë pjesë e Klubit të Debatit “Debating Economics”, i organizuar nga Junior Achievement Albania (JAA). Në këtë aktivitet, Fakulteti i Ekonomisë u përfaqësua nga studentët e Informatikës Ekonomike, Kejsi Mehmetas dhe Martina Bleta.

 Aktivitete të tilla i ekspozojnë studentët ndaj mënyrave moderne dhe profesionale të komunikimit dhe përballjes së ideve në mjedisin akademik dhe më gjerë. Gjithashtu i ndihmon për të zhvilluar aftësitë e komunikimit, të mendimit kritik, të prezantimit dhe të hulumtimit, duke ofruar një hapësirë gjithëpërfshirëse.

 Iniciativa “Debating Economics” shërben si një hap konkret drejt fuqizimit të zërit të të rinjve në diskutimin mbi çështjet ekonomike dhe shoqërore, duke kontribuar në formimin e lidershipit të ardhshëm të vendit.

 Pjesëmarrja në këtë klub është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë studentët që dëshirojnë të sfidojnë veten dhe të rriten profesionalisht. Për çdo student të interesuar për të qenë pjesë e Klubit të Debatit mund të aplikoni pranë Zyrës së Karrierës. 

Foto nga Aktiviteti

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.