Të dashur Maturantë!
- Këtu do të gjeni fituesit e aplikimeve gjatë raundit të tretë. Fituesit do të paraqiten pranë Fakultetit të Ekonomisë për të kryer rregjistrimin në datat 20 - 21 Tetor 2025, ora 9.00 – 16.00.
- Kandidatët duhet të marrin me vete diplomën/certifikatën e shkollës së mesme të shkarkuar nga portali e-albania ose dokumentin origjinal. Formulari i kërkesës i vendoset në dispozicion aplikantit kur paraqitet pranë posteve të regjistrimit në Fakultetin e Ekonomisë, kati i parë, pranë zyrës së informacionit.
- Të dashur aplikantë që ndodheni poshtë vijës së kuqe! Edhe ju jeni fitues sepse sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpallura, të regjistrohen në FE, mbeten ende 21 kuota të lira, për shkak se i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë sipas sistemit të aplikimit.
- Aplikantët që ndodhen poshtë vijës së kuqe duhet të paraqiten në fakultet të ribëjnë kërkesë pranë FE në datën 23.10.2025, ora 09:00 - 16:00. Rregjistrimi do të bëhet në datën 24.10.2025, ora 09:00 - 16:00 duke respektuar renditjen e shpallur në këto lista.