Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Konkurrencës (5 Dhjetor), Autoriteti i Konkurrencës fton studentët dhe të diplomuarit shqiptarë të marrin pjesë në konkursin e hapur të eseve me temë: “Roli i Autoritetit të Konkurrencës në sigurimin e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg – raste praktike nga e drejta e konkurrencës evropiane dhe kombëtare”.

Ky konkurs synon të promovojë kulturën e konkurrencës në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe të nxisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e konkurrencës në zhvillimin ekonomik, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Mund të marrin pjesë:

  • Studentët shqiptarë të programeve bachelor, master dhe doktoraturë në universitete publike dhe private, brenda ose jashtë vendit;

Afati i fundit i dorëzimit: - 20 nëntor 2025 - Për të gjithë studentët e interesuar të dorëzojnë esetë e tyre në adresën e e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.