Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, Fakulteti i Ekonomisë organizoi një tavolinë të rrumbullakët me temën "Universiteti si një nxitës i sipërmarrjes tek të rinjtë", me qëllim identifikimin e rolit të universiteteve si nxitës të sipërmarrjes, inovacionit dhe zhvillimit të aftësive tek të rinjtë.
Ky takim bëri së bashku përfaqësues të institucioneve publike, partnerë ndërkombëtare të zhvillimit si World Bank, AADF, akademikë dhe kërkues shkencorë, aktorë të sektorit privat dhe studentë. Pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë ndanë përvojën me projektet ku roli kyç ishte përgatitja e të rinjve për sipërmarrje të qëndrueshme dhe kompetencat e nevojshme për tregun e punës. Gjithashtu, u diskutua rëndësia e bashkëpunimit midis akademisë dhe sektorit privat, për të zhvilluar programe që mbështesin idetë e reja të biznesit dhe mentorimit profesional.
Përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme dhe aktorët e sektorit privat nënvizuan rëndësinë e mbështetjes së të rinjve në gjitha fazat e rrugëtimit sipërmarrës. Poashtu, u vu theksi se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe roli aktiv i universiteteve mbeten thelbësore në ndërtimin e një mjedisi që nxit sipërmarrjen dhe kreativetin tek brezat e rinj.