Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, informon personelin akademik dhe studentët e ciklit të tretë Doktoraturë se projekti READ (Research Expertise from the Academic Diaspora) ka hapur thirrjen e pestë të aplikimeve për bashkëpunim shkencor midis Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe diasporës akademike shqiptare.

Kjo thirrje synon të nxisë projekte kërkimore të përbashkëta, të forcojë lidhjet me diasporën shkencore dhe të mbështesë integrimin e kontributeve të saj në zhvillimin akademik dhe shkencor të IAL-ve shqiptare.

Thirrjet e hapura:

  • Thirrja për propozimet READ
    Afati i aplikimit: 30 Janar 2026
  • Thirrja për Studentët e Doktoraturës
    Afati i aplikimit: 30 Janar 2026

Inkurajojmë personelin akademik, si edhe studentët e doktoraturës, të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare dhe për të forcuar kapacitetet kërkimore. 

- Thirrja per READ proposals: https://tinyurl.com/2729x8a7

- Thirrja per Studentet e Doktoraturave:  https://www.iiefeedback.org/se/6125022570ADF573

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.