Foto_dekani_sip_krye_25.jpg
Më datë 20 Nëntor, studentët e Administrim-Biznesit në Fakultetin e Ekonomisë, UT zhvilluan një aktivitet inspirues në kuadër të lëndës së Sipërmarrjes dhe Global Entrepreneurship Week 2025.

14 grupe studentësh prezantuan idetë e tyre të biznesit : kreative, të guximshme dhe plot potencial, duke dëshmuar se brezi i ri i sipërmarrësve është gati të sjellë risi dhe ndikim pozitiv.

Aktiviteti u përshëndet nga Dekani, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, të cilët theksuan rëndësinë e edukimit sipërmarrës dhe rolin që FEUT ka në formimin e liderëve të së nesërmes. Ky aktivitet u mbështet nga partnerë të rëndësishëm të ekosistemit të biznesit si PWC Albania, Kastrati Group, BKT, Junior Achievement Albania dhe Raiffeisen! Ky është tashmë një aktivitet traditë në FEUT, që fuqizon studentët, nxit kreativitetin dhe krijon ura mes akademisë dhe tregut te punes .

Inspirim, sipermarrje dhe ide të reja – FEUT vazhdon të mbështesë gjeneratën e ardhshme të sipërmarrësve!

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.