
Të premten, më 30 janar, Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës pati kënaqësinë të mirëpresë Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, Z. Marco Alberti. Gjatë vizitës u zhvillua një takim me Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit akademik dhe perspektivat e bashkëpunimeve të ardhshme.
Në kuadër të vizitës, Ambasadori Alberti mbajti gjithashtu një leksion të hapur me studentët e FEUT, ku u trajtuan temat e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë si dhe perspektivat e reja për zhvillim ekonomik dhe integrim evropian. Leksioni u mirëprit me interes të veçantë nga studentët, duke nxitur dialog dhe reflektim mbi mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit dhe ekonomisë.