
Në kuadër të Javës Globale të Parasë 2026 dhe me rastin e 100-vjetorit të monedhës tonë kombëtare, studentët e degëve Ekonomiks dhe Financë/Bankë ftohen të marrin pjesë në konkursin “Eseja më e mirë”, me temë: “Nga Franga dhe Leku i vitit 1926, te paraja digjitale: si ndryshon paraja dhe çfarë mbetet e pandryshuar?”.
Në vitin 2026, monedha kombëtare shqiptare shënon 100 vjet nga emetimi i saj i parë. Gjatë këtij shekulli, paraja ka shoqëruar zhvillimet ekonomike, shoqërore dhe historike të vendit, duke reflektuar ndryshimet e kohës dhe besimin e qytetarëve tek ekonomia dhe institucionet. Sot, ndërsa pagesat digjitale, teknologjitë financiare dhe format e reja të parasë po transformojnë mënyrën si paguajmë dhe kursejmë, lind pyetja: Si do të duket paraja në të ardhmen dhe cili do të jetë roli i saj për brezin e ri?
📝 Çfarë kërkohet?
- Ese argumentuese në gjuhën shqipe
- Jo më shumë se 1500 fjalë
- Në përputhje me standardet e shkrimit akademik
- Eseja nuk duhet të jetë përmbledhje historike, por reflektim mbi:
▪️ si ka ndryshuar paraja
▪️ çfarë do të thotë ajo për shoqërinë
▪️ si imagjinohet e ardhmja e saj
📅 Afati i dorëzimit: 6 mars
🏅 Çmimet: 3 ese fituese, nga 25 000 lekë secila