Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, pati kënaqësinë të mirëpresë për të dytin vit radhazi një grup prej 60 studentësh dhe profesorësh nga Aarhus Business Academy ne Danimarkë.

Gjatë vizitës në FEUT, studentët nga Aarhus Business Academy dhe studentët e Fakultetit të Ekonomisë zhvilluan aktivitete të përbashkëta, të cilat krijuan një mundësi të shume te mire për njohje reciproke, shkëmbim kulturor dhe diskutime mbi eksperiencat ndërkombëtare të studentëve.

Këto aktivitete kontribuan në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe në krijimin e një mjedisi ndërkombëtar për studentët tanë, duke i ndihmuar ata të ndajnë perspektiva të ndryshme mbi studimet, kulturën dhe mundësitë që ofron bashkëpunimi ndërkombëtar.

Fakulteti i Ekonomisë mbetet i angazhuar në zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe në krijimin e mundësive që u mundësojnë studentëve të përfitojnë nga eksperienca akademike dhe kulturore në një kontekst global.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.