Në kuadër të Javës Globale të Parasë, studentët e Financës nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, u bënë pjesë e aktivitetit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë.

U zhvillua prezantimi “A është e përballueshme blerja e banesës përmes kredisë hipotekore në Shqipëri?, me autor Gerti Shijaku, evidenca nga një analizë e bazuar në një Indeks të Përbërë të Agreguar”, si dhe u trajtuan gjetjet kryesore mbi përballueshmërinë e strehimit, duke analizuar faktorë si kostot e banesave, normat e interesit, afati i kredisë dhe raporti me të ardhurat.

Në këtë aktivitet studentët u bënë pjesë e diskutimeve dhe reflektimeve, mbi ekonominë  dhe hartimin e politikave publike, si dhe u njohën me ekspozitën “Paraja Rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë (1925–2025)”, një udhëtim interesant në historinë financiare të vendit.

https://www.facebook.com/share/p/1At62Mit1Y/?mibextid=wwXIfr

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.