Universiteti i Tiranës njofton studentët dhe të sapodiplomuarit se Programi i Praktikës së NATO-s (NATO Internship Programme) është i hapur për aplikime deri më 30 prill 2026.

Programi ofron mundësinë për zhvillimin e praktikave të paguara 6-mujore në Selinë e NATO- s në Bruksel, me fillim në mars ose shtator 2027.

Kjo është një mundësi e vlefshme për studentët dhe të diplomuarit e rinj që dëshirojnë të fitojnë përvojë profesionale në një mjedis ndërkombëtar, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të njihen nga afër me funksionimin e një organizate të rëndësishme ndërkombëtare.

Të interesuarit mund të aplikojnë në linkun: https://www.nato.int/en/work-with-us/careers/internship-programme?srcEmailToUniversities

Universiteti i Tiranës inkurajon studentët dhe të diplomuarit e interesuar të aplikojnë brenda
afatit.

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.