
Çfarë do të përfshijë trajnimi:
Përdorimi i AI për të punuar më me efikasitet
Do të mësoni bazat e inteligjencës artificiale dhe do të njiheni me disa nga mjetet kryesore përmes shembujve praktikë në kontabilitet, taksa, kërkim dhe detyra të tjera të përditshme në punë. Fokus do të jetë mënyra se si të përdorni AI në mënyrë efektive — që nga formulimi i kërkesave (prompteve) më të mira deri te rritja e produktivitetit, duke kuptuar gjithashtu rëndësinë e etikës, mbrojtjes së të dhënave dhe sigurisë në një ambient profesional.
Pse duhet të ndiqni këtë trajnim:
- Do të kuptoni si zbatohet AI në punën reale, jo vetëm në teori
- Do të fitoni aftësi praktike të gatshme për tregun e punës
- Do të njiheni me PwC dhe me çfarë ka rëndësi në fazat e para të karrierës
Kush duhet të aplikojë:
Ky është një mundësi shumë e mirë për studentët e vitit të tretë bachelor dhe të programeve master në fushat e kontabilitetit, financës, bankës, ekonomisë, administrimit të biznesit, informatikës së biznesit dhe fintech, të cilët janë të interesuar për shërbime profesionale, inteligjencë artificiale dhe dëshirojnë të zhvillojnë aftësi të aplikueshme menjëherë në praktikë.
📍 Data dhe vendndodhja e trajnimit:
- Kur: E martë, 26 Maj 2026, ora 10:00
- Ku: Zyra e PwC Albania, Sky Tower, kati i 9-të
➡️ Regjistrohu tani
Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë dhe të përfitoni nga ky trajnim, ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit deri më 15 Maj.
Siguroni vendin tuaj – numri i vendeve është i kufizuar.