Banka e Shqipërisë ka shpallur të hapur konkursin “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2026”.
Në këtë konkurs, Banka e Shqipërisë fton të gjithë studentët shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës tetor 2025 – tetor 2026, të konkurrojnë me temat e tyre të diplomës mbi çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, etj.
Përzgjedhja e tre temave fituese do të bëhet nga një komision i posaçëm shkencor i ngritur pranë Bankës së Shqipërisë.
Afati i fundit i dorëzimit të temave është data 31 tetor 2026.
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ju uron suksese!
Klikoni për më tepër: