Universiteti i Tiranës, në kuadër të angazhimit të tij kërkimor dhe shkencor, ka nisur organizimin e Konferencës Ndërkombëtare UT IC-SIGHT 2026 (International Conference on Science, Innovation, Governance, Humanities and Technology).

Kjo veprimtari e rëndësishme shkencore synon të bashkojë studiues, akademikë dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer rezultatet më të fundit të kërkimit shkencor, përvojat dhe inovacionet në fushat e shkencës, teknologjisë, qeverisjes dhe shkencave humane.

Konferenca përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor, si dhe për promovimin e ideve dhe praktikave inovative në një mjedis ndërkombëtar.

🔗 Website zyrtar i konferencës:
https://icsight.unitir.edu.al/

Për më shumë informacion mbi konferencën, temat, afatet e aplikimit dhe procedurat e pjesëmarrjes, vizitoni faqen zyrtare të aktivitetit.

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës fton stafin akademik, studiuesit, studentët dhe të gjithë të interesuarit të njihen me detajet e konferencës dhe të bëhen pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar.

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.