Njoftim për Maturantët e interesuar!
Të dashur Maturantë që keni aplikuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës!
Ju falenderojmë për besimin që transmetoni për Fakultetin e Ekonomisë të UT, nëpërmjet aplikimit tuaj.
Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Raundi II.
|
Deri tek vija e kuqe janë fituesit e fazës së parë të raundit të dytë, sipas çdo dege. Në datën 25 Shtator 2026 fillojnë regjistrimet e kandidatëve fitues, pranë Fakultetit të Ekonomisë.
Të dashur aplikantë që ndodheni poshtë vijës së kuqe, edhe sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpallura të regjistrohen në FE, mbeten ende 70 kuota të lira, për shkak se i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë sipas sistemit të aplikimit. Përveç kësaj, disa kandidatë mund të jenë shpallur fitues edhe në fakultete të tjera.
Ju urojmë suksese!
|
📎 Klikoni për më tepër – listat sipas degës |