Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, njofton kandidatët fitues të Fazës II të konkurrimit në programet e studimit Master për vitin akademik 2026–2027.

📌 Regjistrimi i kandidatëve fitues do të kryhet ditën e nesërme, datë 03.11.2026, pranë Degës së Procesit Mësimor, Fakulteti i Ekonomisë.

📄 Dokumentet që duhet të dorëzohen:

* Mandati i pagesës;
* Fotokopje e kartës së identitetit.

⚠️ Kujdes: Kandidati konsiderohet i regjistruar vetëm pasi të ketë firmosur në regjistrin përkatës të degës ku është shpallur fitues.

🎓 Urime të gjithë kandidatëve fitues dhe suksese në rrugëtimin e tyre akademik!

Fituesit Master Faza II

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.