BLUEWBC, projekti Erasmus + ku FEUT është partner si pjesë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shënoi më 10.11.2020, një etapë të rëndësishme në vizitën monitoruese nga zyra e Erasmus+ Shqipëri. Projekti synon zhvillimin e qëndrueshëm duke përfshirë inovacionin dhe sipërmarrjen në Ekonominë Blu, ku sektori i Turizmit zë një vend kryesor.
Vizita u zhvillua në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” me pjesmarrjen fizike të përfaqësuesve të Zyrës së Erasmus dhe me pjesmarrjen online të partnerëve të tjerë të Shqipërisë, Universiteti i Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Detarisë.
Partnerët Shqiptarë paraqitën të gjitha aktivitetet e realizuara deri tani duke treguar bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e rëndësishëm që ky projekt ka nxitur midis stafeve akademike, për t’u përçuar më tej edhe tek studentët në aktivitetet e mëvomshme.
Gjatë takimit u diskutuan problemet dhe sfidat për ecurinë e mëtejshme, ndërkohë që Zyra Erasmus+ vlerësoi mbarëvajtjen e projektit.
Për më tepër informacion rreth këtij projekti mund të vizitoni website www.bluewbc.eu