Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar më datë 18 Nëntor 2013. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë (HANBAN) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU). Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze.

Ky Institut ofron mundësinë që studentët e Universitetit të Tiranës që të mësojnë gjuhën kineze pranë tij.

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron:

- Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kineze.

- Kursi për të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës është falas.

- Bursa studimi në universitet më të mira të Kinës.

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se nga data 5 tetor 2020 deri në datë 26 tetor 2020 mund të kryeni regjistrimet për gjuhën dhe kulturën kineze (semestri i parë) për vitin akademik 2020-2021.

Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë studentët.

Për të kryer regjistrimin, klikoni këtu: https://docs.google.com/forms/d/1TV-J-X8tur10Hk3ROuv4elyX5JbYBHPLDudnY9YePx0/edit

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.