Një takim tepër i frytshëm, në kuadër të projektit Erasmus+, BLUEWBC, u zhvillua pranë UT midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor, Universitetit të Tiranës (UT), Universitetit të Malit të Zi (UoM) dhe Universitetit të Vlorës (UV).

Fokus i takimit të zhvilluar në dt 12.10.2020, ishte ndërtimi i Qendrës së Inovacionit dhe Sipërmarrjes (I&E) për Turizmin dhe Ekonominë Blu, si një nga rezultatet e pritshme më të rëndësishme dhe më frytdhënëse për studentët e Masterave në degën e Turizmit si dhe Qendrave I&E ne Universitetet e partnereve te Vlores dhe Malit te Zi.

Takimin e hapi Shefi i Departamentit të Marketing Turizmit, Prof. Asoc. Dr. Mirdaim Axhami, i cili mirëpriti të ftuarit dhe panelin dhe falenderoi për përfshirjen e UT në këtë projekt të rëndësishëm, duke paraqitur edhe një pamje të punëve të realizuara deri tani. Në takim morën pjesë Rektori i UoM, Prof. Danilo Nikolic, koordinator i projektit për UoM, përfaqësues të dekanatit të FEUT si dhe të Rektoratit të UT si dhe koordinatori per UV, Prof. Dr. Kristofor Lapa, koordinator për UT, Prof. Dr. Klodiana Grocia dhe grupet përkatëse të punës.

Në takim folën gjithashtu Zv. Dekani për Sigurimin e Cilësisë, Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Prof.Dr. Fatmir Mema dhe Drejtoresha e Zyrëns së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentëve, Dr. Bruna Nicka Papa.

Gjatë takimit partnerët vizitiuan ambjentet e planifikuara për ndërtimin e Qendrës I&E per Turizmin, të cilat janë në rikonstruksion. Takimi u paraqit në Media kombëtare dhe shërbeu jo vetëm për mbarëvajtjen e punëve në kuadër të këtij projekti, por dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis universiteteve, si qëllimi themelor i programit Erasmus+.

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.