Viti Akademik 2020 - 2021

Kryhen aplikimet për studime të Ciklit të Dytë, Master!

Njoftohen aplikantët e interesuar që në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, kryhen aplikimet për regjistrime në Ciklin e Dytë të studimeve me kohë të plotë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” për vitin akademik 2020-2021.

Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” do të kryhen çdo ditë duke filluar nga data 08 Shtator 2020, ora 09:00-14:00, pranë Zyrës së Shërbimeve, Kati II, Godina A.

Dokumentacioni që duhet të dorëzoni:

a. Diplomë dhe listë notash të ciklit të parë, të njehsuar me origjinalin;

b. Dëftesë pjekurie ose Diplomë dhe Çertifikatë notash e shkollës së mesme, të njehsuar me origjinalin;

c. 2 fotografi standarde personale;

d. Fotokopje mjet identifikimi;

e. Çertifikata e mbrojtjes së gjuhës së huaj për aplikantët për Master të Shkencave.

Ju mirëpresim!

Suksese!

Klikoni për më tepër:
Formular Aplikimi Master - Viti Akademik 2020-2021
Tabela e Kuotave për Vitin Akademik 2020-2021, Bachelor dhe Master!
Kritere Pranimi Master, Viti Akademik 2020-2021

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.