Njoftim për emërimin e autoriteteve drejtuese të FE-së (Fotot)

Sot, më datë 27. 08. 2020, në FE, Godina A, Prof. Dr. Artan HOXHA, Rektor i Universitetit të Tiranës, në prani të autoriteteve të reja drejtuese, administratorit të FE dhe zëvendës dekanëve, emëroi Prof. Dr. Dhori KULE Dekan të Fakultetit të Ekonomisë.

Po sot, Dekani, Prof. Dr. Dhori KULE, duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese, emëroi autoritetet e reja drejtuese të njësive bazë të FE-së dhe zëvendës dekanët e rinj si më poshtë:

- Prof. Dr. Ingrid SHULI, Përgjegjëse e Departamentit të Kontabilitetit

- Prof. Dr. Tonin KOLA, Përgjegjës i Departamentit të Ekonomiksit

- Prof. Asoc. Dr. Etleva LESKAJ, Përgjegjëse e Departamentit të Manaxhimit

- Prof. Asoc. Dr. Nevila BACI, Përgjegjëse e Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar

- Prof. Asoc. Dr. Dorina KRIPA, Përgjegjëse e Departamentit të Financës

- Prof. Asoc. Dr. Mirdaim AXHAMI, Përgjegjës i Departamentit të Marketing – Turizëm

- Prof. Dr. Fatmir MEMAJ, Zëvendës Dekan

- Prof. Dr. Mimoza KASIMATI, Zëvendës Dekane

- Doc. Dr. Alban KORBI, Zëvendës Dekan

Suksese autoriteteve dhe organeve të reja drejtuese të FE-së dhe UT-së!

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.