Me hidhërim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta prej Covid-19, të studentes tonë, Euxhena Jorgji, e cila ndiqte programin Master i Shkencave në Menaxhim Risku - Viti II. Gjatë viteve akademike 2016-2019 kishte përfunduar studimet Bachelor në degën Financë.
Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë i shpreh Ngushëllimet Familjes Jorgji për humbjen e vajzës së tyre!