Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë, i mbledhur më datë 07. 04. 2021, pasi shqyrtoi kërkesat e ardhura nga studentët e vitit të fundit të studimeve, Bachelor, të përcjella zyrtarisht nga ana e studentit senator të FE, vendosi:

Në datat 28-29 Prill do të zhvillohen provime për studentët e vitit të tretë Bachelor dhe përsëritës të këtij viti (2 provime gjithsej).
Për pjesëmarrjen në këto provime është i detyrueshëm regjistrimi paraprak në pyetësorin që do të afishohet online në datat 12 -15 Prill, i cili më pas do të verifikohet nga Sekretaria Mësimore.

Suksese!

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.