AADF nëpërmjet projektit CleanScore shpall “Konkursin Kombëtar të Punimeve Shkencore” për fushat:

  1. Arsim dhe Lidership
  2. Sipërmarrje dhe Ekonomi
  3. Turizëm Kulturor dhe Eko-turizëm

AADF nëpërmjet projektit CleanScore ka mundësuar për universitetet publike partnere qasjen në librarinë digjitale JSTOR – http://www.jstor.org. Duke qenë një nga libraritë digjitale më të mëdha në botë, JSTOR u mundëson studentëve, stafit pedagogjik dhe hulumtuesve të fushave të ndryshme materiale në disiplinat dhe fushat e tyre të interesit.

CleanScore për të nxitur kërkimin shkencor cilësor, si dhe përdorimin e librarisë digjitale JSTOR, ka ndërmarrë iniciativën për të zhvilluar “Konkursin Kombëtar të Punimeve Kërkimore”. Të gjitha punimet e dorëzuara do të vlerësohen edhe nëpërmjet sistemit për identifikimin e plagjiaturës www.akademia.al Pjesëmarrja në këtë konkurs është e hapur vetëm për studentët që ndjekin aktualisht një program studimi në një nga universitetet partnere të CleanScore.

Afati i dorëzimit të punimeve shkencore është 26 Prill – 10 Qershor

Për fituesit do të ndahen çmimet e mëposhtme:

Vendi i parë                        – 30.000 Lekë

2 vende të dyta                – 15.000 Lekë

3 vende të treta               – 10.000 Lekë

Klikoni për më tepër:

THIRRJE PËR APLIKIME - KONKURS ME PUNIME KËRKIMORE

www.cleanscore.al/konkursi

Hnet.com-image.png

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.