Ambasada Polake njofton se Agjencia Kombëtare e Shkëmbimit Akademik të Republikës së Polonisë, NAWA, nga data 20 maj 2021 ka shpallur hapjen e seleksionimit të aplikimeve në kuadër të programit të bursave “Stefan Banach”, adresuar studentëve nga vendet në zhvillim, përfshirë edhe Shqipërinë.
Programi në fjalë ofron:
- studime të nivelit II me bursë 1500 PLN (334 euro) në muaj përgjatë gjithë vitit akademik (3 - 4 semestra)
- studimet do të jenë në drejtimet e poshtëshënuara:
a) shkencat inxhinieriko-teknike;
b) shkencat agrare;
c) shkencat ekzakte dhe ato të natyrës
Opsionale mund të jenë edhe studimet në shkencat humane dhe ato sociale ku bëjnë përjashtim studimet filologjike.
Studimet mund të kryhen në gjuhën polake ose atë angleze.
Studimet mund të kryhen në gjuhën polake ose atë angleze.
Për rastin e parë, programi parashikon edhe bursë për kursin 9-mujor për mësimin e gjuhës polake (1700 PLN ose 379 euro në muaj) si dhe kursin veror të gjuhës (1500 PLN ose 334 euro) që më së shumti do të jetë për studentët që kanë mbaruar vitin I (e parë) në gjuhën angleze.
Përfitues të programit do të jenë studentët e vitit të fundit Bachelor, por edhe ata që i kanë përfunduar studimet e nivelit të parë jo më herët se viti 2019.
Niveli i zotërimit të gjuhës polake për aplikantët duhet të jetë minimalisht B1, ndërsa për gjuhën angleze së paku B2.
Vlerësimi i aplikimeve do të ketë në bazë mesataren aritmetike të rezultateve të nivelit Bachelor.
Afati për aplikim është periudha 20 Maj – 21 Qershor 2021.
Aplikimi mund të bëhet në linkun më poshtë: Call for proposals