Programi B4Students, fuqizuar nga Grupi BALFIN, ka si synim të ofrojë mbështetje në zhvillimin profesional të studentëve, projektet e tyre sociale, si dhe idetë për biznes.

Programi është ndërtuar në 4 komponentë kryesorë:

a. Sipërmarrje – Ky komponent përmban dy elementë: Konkursin e Ideve të Biznesit, si dhe Sfidën e Biznesit. Studentët me ide për sipërmarrje kanë mundësinë të përfitojnë grant deri në 5 mijë euro (3 propozimet më të mira), kreditim preferencial, këshillim e partneritet, si mbështetje për nisjen e biznesit. Për më shumë mbi këtë program, kliko këtu. Aplikimet janë të hapura deri në datë 30 Qershor 2021.

Ndërsa në Konkursin e Sfidës së Biznesit, studentët e interesuar ftohen të analizojnë një problem real biznesi të kompanive partnere me B4Students dhe të sugjerojnë strategji për zgjidhjen e problemit. Fituesit përfitojnë shpërblim monetar, abonim falas në kurs trajnimi online, si dhe mundësi praktike në profil. Për më shumë mbi këtë program, kliko këtu.

b. Klubet Sociale  Studentët ftohen të propozojnë ide për projekte sociale që përmbushin pasionin dhe interesat e tyre dhe kanë ndikim pozitiv në komunitet, dhe të sigurojnë mbështetje financiare, në funksion të realizimit të projektit. Për më shumë mbi këtë program, kliko këtu.

c. Praktika Profesionale & Punësimi – Studentët kanë mundësi të garojnë për t’u përfshirë në praktika 3 mujore, të mirëstrukturuara, pranë shoqërive të Grupit BALFIN, sipas interesit të tyre profesional. Në përfundim të praktikës, studentët do të vlerësohen për punësim bazuar në performancë. Për më shumë mbi këtë program, kliko këtu.

d. Fuqizimi i universiteteve  Ky komponent i dedikohet Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik dhe ka si qëllim të mundësojë investime të reja infrastukturore, sipas nevojave dhe që përmirësojnë kushtet që i ofrohen studentëve.

Aktivitetet e secilit prej 3 komponentëve të B4Students (pika a, b dhe c) nuk mbivendosen në kohë me njëri-tjetrin. Kjo i krijon mundësinë studentëve të zgjedhin më shumë se një prej tyre, sipas dëshirës.

Qëllimi ynë është të kontribuojmë tek studentët që kanë ide, iniciativë dhe kurajo të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për vendin, komunitetin dhe veten e tyre.

Informacion më i detajuar rreth secilit prej komponentëve të programit jepet në website www.B4Students.com dhe media sociale (Instagram; FacebookLinkedin).
 
Studentët mund të regjistrohen online në linkun (kliko këtu).
Webp.net-compress-image_1.jpg
 
 
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.