Shoqëria ‘ABISSNET’ është një nga operatorët alternative më të mëdhenj në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, shpallin vendin vakant: SPECIALIST/E MARKETINGU.

Kualifikimet
Edukimi: Diplomë e arsimit të lartë në Fushën e Marketingut dhe Menaxhimit të Biznesit (të ketë përfunduar ciklin e arsimit Universitar dhe Pas Universitar).

Detyrat
• Kryen detyra në lidhje me përmbushjen e objektivave marketing të shoqërisë
• Paraqet propozime mbi rinovimin e teknologjisë marketing dhe qasjen e shoqërisë dhe produkteve të shërbimeve të saj në treg
• Studion situatën në treg të produkteve, shërbimeve dhe kompanisë
• Përcakton aksionin e nevojshëm për përmirësimin e imazhit, shitjeve dhe perceptimit publik
• Projekton fushata reklamuese, promovuese që kanë për qëllim shitje
• Përpilon, redakton dhe formaton tekstet e broshurave, fletëpalosjeve, dosjeve promocionale, katalogëve e të tjera materiale marketing
• Kujdeset për mbarëvajtjen e organizimit, zhvillimit të vemprimtarive si panaire, konferenca, prezantime, seminare etj.
• Bën sistematikisht çdo muaj raportin mbi gjendjen e produkteve, rezultatet e shitjeve print dhe online, si dhe raporton mbi arsyet dhe shkaqet, si dhe personat përgjegjës.

Proçedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV të detajuar në adresën e email-it: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose mund të kontaktoni në email-in: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.