Në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, prej dy vitesh Fakulteti i Ekonomisë ka implementuar mësimdhënien në gjuhën angleze. Krahas kësaj vijon bashkëpunimi i FE me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, por tashmë duke shtuar mundësitë e ofruara në mësimdhënie të gjuhëve të ndryshme për studentët tanë. Gjithashtu, në sajë të programeve Erasmus +, interesimi në rritje i studentëve për të zhvilluar semestra studimorë jashtë vendit, e bën zgjedhjen e gjuhës së huaj një hap të rëndësishëm.

Në datat 30 Qershor 2021 dhe 01 Korrik 2021, ora 11:00, do të zhvillohen takime online me pedagogë të FGJH me qëllimin e promovimit të mundësive në përzgjedhjen e gjuhës së huaj të dëshiruar nga çdo student.

Për të konfirmuar pjesëmarrjen në njërin prej këtyre takimeve është i nevojshëm konfirmimi juaj në linkun e mëposhtëm të regjistrimit.

Klikoni për më tepër:

Regjistrohu këtu

Njoftim mbi zgjedhjen e gjuhës së huaj në semestrin e parë të vitit të dytë

WhatsApp_Image_2021-06-25_at_16.34.13.jpeg

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.