Në datën 7 korrik 2021, zv. Dekani i FEUT Prof. Fatmir MEMAJ priti në një takim dy profesorë të Universitetit të Letonisë, Prof. Dr. Sandra JEKABSONE, drejtoreshë e programit të studimeve ekonomike dhe Prof. Dr. Janis PRIEDE, përgjegjës i Departamentit të Ekonomiksit pranë Fakultetit të Bisnesit, Menaxhimit dhe Ekonomisë. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit midis dy universiteteve duke përfshirë mundësinë e shkëmbimit të pedagogëve dhe studentëve, zhvillimin e konferencave dhe projekteve të përbashkëta si dhe krijimin e një network-u të përbashkët.

WhatsApp_Image_2021-07-15_at_09.24.33.jpeg

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.