Sekretaria Mësimore, rifillon punën me ofrimin e shërbimeve ndaj studentëve, pas lejes së zakonshme, në datën 30 Gusht, si zakonisht megjithë vështirësitë e mungesës së shërbimit informatik si vitet e kaluara i cili shpresojmë të rifillojë funksionimin në muajin Shtator.
Në ditët në vijim do të afishohet pyetësori online për regjistrim për provimet e vjeshtës, Bachelor dhe Master.
Gjatë kësaj kohe mund të drejtoheni për aplikime për dokumentacion dhe pyetje apo informacione të ndryshme, si zakonisht në vitet e kaluara në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Gjithashtu në zyrat e FE çdo ditë gjatë muajit Gusht mund të drejtoheni edhe fizikisht pranë zyrës së informacionit, komunikimit, IT etj. si dhe çdo ditë do të jetë prezent të paktën një nga zv. dekanët e Fakultetit.