Të dashur Studentë dhe Maturantë që do të jeni Studentë të Fakultetit të Ekonomisë!
Urojmë të jeni mirë ju dhe Familjet tuaja në mbyllje të këtij viti të vështirë dhe jo të zakonshëm për të gjithë ne.
Në vijim të njoftimeve të datave 13 dhe 19 Korrik, për të pasur kënaqësinë që viti i ri akademik të zhvillohet në auditorë dhe në kushtet kur stafi akademik dhe administrativ i Fakultetit të Ekonomisë është vaksinuar, ju ftojmë të shfrytëzoni sa më shumë mundësitë e vaksinimit të ofruara nga institucionet përkatëse të kujdesit shëndetësor, tashmë në qytetet tuaja, në mënyrë që të nisim sëbashku vitin e ri akademik sa më shëndetshëm.