Bazuar në vendimin e Dekanatit, Nr.6 datë 25.06.2024, jepet e drejta e dhënies maksimumi tre provime (të mbartura) për studentët e vitit të tretë Bachelor dhe përsëritës të këtij viti si dhe për studentët e vitit të dytë Master dhe përsëritës të këtij viti.
Studentët e vitit të fundit të studimeve, të ciklit Bachelor mund të zgjedhin deri në tre provime (të mbartura) për t’i dhënë në datat 01 deri në 05 Korrik 2024.
Për studentët e programit Bachelor me vit fillimi nga 2019-2020 e në vijim, duhet të regjistrohen në portalin e-Student. Studentët me vit fillimi 2018 dhe më herët duhet të regjistrohen pranë sekretarisë mësimore.
Studentët e vitit të fundit të studimeve, të ciklit Master mund të zgjedhin deri në tre provime (të mbartura) për t’i dhënë në datat 08 deri në 12 Korrik 2024.
Për studentët e programit Master me vit fillimi nga 2020-2021 e në vijim, duhet të regjistrohen në portalin e-Student. Studentët me vit fillimi 2019 dhe më herët duhet të regjistrohen pranë sekretarisë mësimore.
Regjistrimi për provimet do të kryhet deri 24 orë para provimit.
*Kujdes: Do të lejohen të japin provimet vetëm studentët të cilët kanë shlyer tarifën e shkollimit.
Suksese!
Klikoni për më tepër: