Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, pasi shqyrtoi kërkesën e Studentit Senator dhe studentëve të vitit të tretë Bachelor dhe vitit të dytë Master, mbi mundësinë e një minisezon provimesh gjatë muajve qershor - korrik

VENDOSI:

1. Të miratojë kërkesën e studentëve për data provimesh për vitin e tretë bachelor, në periudhën 30 Qershor – 4 Korrik si dhe për vitin e dytë master në periudhën 7 – 9 Korrik.

2. Në këtë minisezon studentët kanë të drejtë të regjistrohen maksimumi në 2 (dy) provime.

3. Studentët që do të regjistrohen për provime, duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet financiare kundrejt fakultetit.

Bachelor - Datat e provimeve dhe ndarja e sallave, të sezonit të riprovimeve në datat 30 Qershor deri në 04 Korrik 2025

Master - Datat e provimeve dhe ndarja e sallave, të sezonit të riprovimeve në datat 07 deri në 09 Korrik 2025

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.