Data Provimesh për Studentët e Vitit të fundit të Studimeve, 07 – 14 Tetor!
Pas shqyrtimit të kërkesës të studentit Senator dhe një grupi të konsideruar studentësh, do të zhvillohen provime për studentët e vitit të fundit të studimeve për programet Bachelor dhe Master.
Për nivelin Bachelor, provimet do të zhvillohen në datat 7,8,9 dhe 10 Tetor. Studentët e vitit të fundit të studimeve kanë të drejtë të shlyejnë deri në 3 (tre) provime.
Për nivelin Master, provimet do të zhvillohen në datat 10, 13 dhe 14 Tetor. Studentët e vitit të fundit të studimeve kanë të drejtë të shlyejnë deri në 2 (dy) provime.
Për pjesëmarrjen në provime është i detyrueshëm regjistrimi paraprak.
Afati për regjistrimin në provime është deri 24 orë përpara provimit.
Oraret dhe sallat për Provime, i gjeni në link- et në vijim:
Oraret dhe sallat për provimet e datave 7,8,9 dhe 10 Tetor 2025, Bachelor
Oraret dhe sallat për provimet e datave 10, 13 dhe 14 Tetor 2025, Master
Mbrojtja e diplomave për Bachelor do të zhvillohet në datën 14 Tetor 2025.
Mbrojtja e diplomave për Master do të zhvillohet në datën 17 Tetor 2025.
*Kujdes: Do të lejohen të japin provimet vetëm studentët të cilët kanë shlyer tarifën e shkollimit.
Suksese!