Bazuar në vendimin e Dekanatit Nr. 6 datë 25.03.2026 i jepet e drejta e dhënies maksimumi dy provime (të mbartura ose përmirësime) studentëve të vitit të tretë Bachelor dhe përsëritës të këtij viti.
Studentët bachelor të vitit të tretë mund të japin për përmirësim provime nga viti i parë ose i dytë, ndërsa nga viti i tretë vetëm provimet e mbetura.
Kujdes: Do të lejohen të japin provimet vetëm studentët të cilët kanë shlyer tarifën e shkollimit.
Studentët mund të rregjistrohen në Portalin e-Student, duke filluar nga data 10 Prill 2026.
Provimet do të zhvillohen në datat 20 Prill deri në 24 Prill 2025.
Suksese!