Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, pasi shqyrtoi kërkesat e studentëve, mbi mundësinë e një minisezon provimesh gjatë muajve qershor - korrik
VENDOSI:
1. Të miratojë kërkesën e studentëve për data provimesh për vitin e tretë bachelor dhe përsëritës të vitit të tretë, në periudhën 29 Qershor – 2 Korrik 2026.
2. Në këtë minisezon studentët kanë të drejtë të regjistrohen maksimumi në 2 (dy) provime të mbartura.
3. Studentët që do të regjistrohen për provime, duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet financiare kundrejt fakultetit.