Njoftohen studentët e programit bachelor dhe master, se mbrojta e diplomave dhe praktikave mësimore do të bëhet sipas datave të shënuara në tabelën e mëposhtme:

Kliko:Mbrojtje Diplomash dhe Praktikash Mësimore, Korrik 2026

Dokumentat e praktikave mësimore do të dorëzohen në sekretaritë e departamenteve përkatëse në datën 03 Korrik 2026, nga ora 10:00 deri në14:00.

Ndërsa dokumentat e praktikave mësimore të departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar, do të dorëzohen në sekretarinë e saj në datën 02 Korrik 2026, nga ora 10:00 deri në14:00.

Punimet e diplomave do të dorëzohen në sekretaritë e departamenteve përkatëse në datën 06 Korrik 2026, nga ora 10:00 deri në14:00.

Studentët të cilët nuk shlyejnë detyrimet financiare nuk do të lejohen të bëjnë mbrojtjen e praktikave mësimore dhe diplomave.

Suksese!

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.